Dizajn Digjital

Sot, dizajni grafik / dizajni digjital / UX UI Dizajnit ka gjetur një gamë të gjerë përdorimesh në jetën e përditshme dhe në fushën profesionale të individëve të çdo moshe. Programi ynë është i akredituar dhe ofron një përgatitje të plotë dhe të thelluar në dizajnin digjital duke kombinuar dizajnin grafik + ux ui dizajn + motion grafik dizajn.

Përmbledhje e përgjithshme!

Në ditët e sotme, dizajni digjital dhe multimedia kanë gjetur një përdorim të gjerë në jetën e përditshme dhe në mjedisin profesional, për individë të të gjitha moshave. Përdorimi i teknikave të dizajnit, veçanërisht atyre që lidhen me ndërfaqen dhe përvojën e përdoruesit (UI/UX), ofron një avantazh të rëndësishëm konkurrues në tregun e punës. Këto aftësi kontribuojnë në rritjen e efikasitetit në detyrat profesionale dhe përmbushjen e kërkesave të përditshme.

Një individ mund të mësojë dhe zhvillojë aftësitë e tij në dizajnin digjital dhe multimedia në nivele të ndryshme, nga fillestar deri te ato më të avancuara. Përmes përvojës praktike dhe kualifikimeve të përfituara, dizajnerët digjital dhe profesionistët e multimedia-s, të fokusuar në UI/UX, mund të përparojnë në karrierë dhe të kontribuojnë në krijimin dhe përdorimin e materialeve multimediale në mënyrë të suksesshme. Programi synon t’ju pajisë me aftësi praktike, me një kurrikulë që përfshin kryesisht punë praktike me detyra të lidhura me industrinë. 

Mundësi Karriere

Të diplomuarit në akademinë profesionale për Dizajn Digjital zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre për të punuar në industrinë kreative dhe të teknologjisë së informacionit, pra pas përfundimit të programit të dizajnit digjital, ju mund të ndiqni pozita të tilla si:

Dizajner grafik
UI Dizajner
UX Dizajner
Web Dizajner
Dizajner Digjital
Motion Grafik Dizajner
Multimedia Dizajner
Editor / Montazher

 

Rezultatet e të nxënit të programit

Synojmë të pajisim studentët me të gjitha aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të krijuar,
zhvilluar dhe implementuar zgjidhje kreative dhe funksionale për bizneset dhe produktet. Të diplomuarit tanë do të jenë të përgatitur për të punuar si dizajnerë grafikë, dizajnerë të ndërfaqeve, specialistë të brandingut, dhe shumë role të tjera të rëndësishme në industrinë
e dizajnit dhe teknologjisë. 

Si student i dizajnit UX, do të mësoni një gamë aftësish përmes temave kyçe të programit. Këto përfshijnë kërkimin dhe analizën e thellë, ideimin dhe planifikimin, si dhe aplikimin praktik të wireframing dhe prototyping. Një fokus në testimin e përdorshmërisë do t’ju ofrojë ekspertizën e nevojshme, ndërsa temat si dizajni i ndërveprimit dhe aksesueshmëria do t’ju japin një kuptim të mirë të parimeve të dizajnit. Programi thekson balancimin e njohurive teorike me aftësitë praktike për të siguruar një zhvillim profesional të plotë.

Në fund, do të përfundoni një provim projekti dhe do të zhvilloni një portofol profesional për të treguar aftësitë tuaja në dizajnin digjital, të cilin mund ta përdorni në vendin e punës.

Lëndët

Semester 1OrëModuli
Teknologji Informative60DI1 100
Dizajn Digjital60DI1 110
Multimedia Teknologji60DI1 120
Vizatim Teknik60DI1 200
Dizajn Grafik60DI1 210
UX Dizajn60DI1 220
UI  Dizajn80DI1 300
Zhvillimi i Aplikacioneve Web100DI1 300
Semester 2OrëModuli
Inxhinieria Softuerike80DI2 400
3D / Video Produksion60DI2 410
Motion Graphic Design60DI2 420
Marketing dhe Komunikim40DI2 500
3D Dizajn dhe Efekte Vizuale60DI2 510
Architecture Dizajn100DI2 520
Sistemet e Dizjanit45DI2 530
Mobile Dizajn110DI2 600
Web Dizajn110DI2 610
Portfolio60DI2 620

Broshura për Dizajn Digjital

Na Vizitoni

Rr.Behar Begolli 34, Veternik, Prishtinë.

Na tregoni pak për veten tuaj dhe ne do t’ju ndihmojmë për pjesën tjetër. Forma jone e aplikimit në internet kërkon vetëm 5 min për t’u përfunduar.

Pasi të dorëzoni aplikacionin tuaj, një përfaqësues i ATD Academy do t’ju kontaktojë dhe do te kemi një intervistë.

Pasi të keni përfunduar intervisten tuaj me sukses dhe keni kaluar testin atëher mund të jeni student në ATD Academy.

Apliko

A jeni gati për të hedhur hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme si programer apo dizajner?