Për ne

Akademia për Teknologji dhe Dizajn është një institucion arsimor me një fokus në programim dhe digjital dizajn.

Akademia jonë përfiton plotësisht nga teknologjitë e reja dhe vendndodhjen e saj në një nga qytetet më të mira në Evropën Juglindore në Prishtinë. Misioni i Akademisë ATD drejton fokusin tonë në arsimin cilësor për të gjithë studentët. Studentët me kompetenca digjitale, programim dhe kreativitet janë jashtëzakonisht të kërkuar.

ATD Academy ofron dy programe arsimore të akredituara për të gjithë, pavarësisht se ku ndodheni në jetën dhe karrierën tuaj. Ne kemi programe që jo vetëm që janë të përgatitura për të ardhmen, por janë edhe praktike dhe të kërkuara nga punëdhënësit e sotëm. Studentët tanë do të mësojnë atë që është e nevojshme tani, dhe ne kemi një dialog të ngushtë me industrinë për të siguruar që programet tona të jenë sa më të përshtatshme dhe relevante.

385+

student

#1

AKADEMIA MË INOVATIVE

20+

STAF AKADEMIK

Visioni

Vizioni ynë për të ardhmen është “një botë ku edukimi i sotëm plotëson nevojat e së nesërmes”. Të përgatisim profesionistë të aftë në IT dhe Dizajn, duke ofruar një edukim inovativ që i përshtatet zhvillimit të shpejtë të industrisë dhe nevojave të tregut.

Misioni

Të ofrojmë arsim cilësore, që prodhojnë ekspertë të konkurrueshëm globalisht në fushën e teknologjisë dhe dizajnit, duke mbështetur zhvillimin social dhe ekonomik të Kosovës dhe promovuar një mjedis krijues e etik për mësim dhe zhvillim të përjetshëm.

Për të realizuar misionin dhe synimet tona për të siguruar punësim dhe një përvojë të shkëlqyer studentore, duhet të bashkëpunojmë dhe të ecim të gjithë në të njëjtin drejtim.

KAMPUS

FORM

jeni gati për të hedhur hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme si programer apo dizajner?