Zhvillues Softueri Programer

Programi ynë njëvjeçar për Zhvillim Softueri ju përgatit për një karrierë në industrinë e teknologjisë. Gjatë këtij programi, do të mësoni bazat dhe teknikat e avancuara të programimit, duke përfshirë zhvillimin e uebit dhe aplikacioneve mobile, si dhe administrimin e serverëve dhe shërbimeve cloud.

Përmbledhje e përgjithshme!

Si zhvillues front-end dhe back-end, ju do të jeni arkitekti i zgjidhjeve digjitale, duke punuar me një gamë të gjerë teknologjish dhe duke pasur mundësinë për të zhvilluar vazhdimisht aftësitë tuaja. Me kërkesën e lartë në tregun e punës, zhvilluesit back-end me aftësi në gjuhët e programimit, njohuri të fazave të zhvillimit dhe kompetencë në gjuhët front-end janë shumë të kërkuar. Në fund të programit, merr diplomë dhe do të keni aftësitë e nevojshme për të punuar si zhvillues softueri – programer në një nga fushat më të kërkuara të IT-së.

Gjatë këtij programi, do të fitoni aftësitë për të dizajnuar dhe implementuar zgjidhje të bazuara në server, të menaxhoni bazat e të dhënave dhe të siguroni performancën optimale të sistemeve. Ju do të përfitoni përvojë praktike në fazat e ndryshme të zhvillimit, duke përfshirë standardet dhe metodologjitë e industrisë si Agile. Për më tepër, do të zhvilloni aftësi plotësuese që do t’ju përgatisin për punësim, qoftë si profesionist i pavarur apo si anëtar i vlefshëm i një ekipi zhvillimi.

Programi është dizajnuar për t’ju pajisur me aftësi praktike dhe zgjidhje të aplikueshme në zhvillimin e sistemeve të bazuara në server. Ai mbulon në mënyrë të plotë të gjitha aspektet e zhvillimit të uebit dhe ju prezanton me teknologjitë më të fundit të përdorura në industri, duke ju përgatitur për sfidat dhe mundësitë në botën dinamike të zhvillimit softuerik.

Mundësi Karriere

• Zhvilluesi i Backend-it
• Zhvilluesi i Frontend
• Arkitekt i Sistemit
• Inxhinier Softueri
• Zhvilluesi i Mobile Apps
• Zhvilluesi i Ueb Faqeve
• Programer

Rezultatet e të nxënit të programit

 

Programi fillon me ndërtimin e një baze të fortë ku shpjegohen konceptet themelore të programimit. Kjo bazë forcohet më tej përmes programimit të orientuar drejt objekteve, duke zhvilluar zgjidhje të strukturuara dhe të ripërdorshme. Për të siguruar një qasje të plotë në procesin e zhvillimit, prezantohen metodologjitë për planifikimin dhe menaxhimin e projekteve. Nëpërmjet mësimit të thellë të Html, Css, Java, Paython, .NET dhe JavaScript-it në anën e serverit, administrimin e bazave të të dhënave dhe dizajnin e API-ve RESTful, do të fitoni aftësi të tjera të rëndësishme.

Gjatë programit, do të keni detyra praktike që sigurojnë aftësinë tuaj për të realizuar zhvillimin në praktikë me ndihmën e teorisë përkatëse. Si student i zhvillimit back-end, do të zhvilloni kompetencën tuaj përmes punës profesionale dhe metodologjive të softuerit që përdoren zakonisht nga zhvilluesit profesionistë front-end-it dhe të back-end-it.

Lëndët

Semester 1 Orë Moduli
Teknologji Informative 60 CS1 100
Arkitekture e Kompjuterëve 60 CS1 110
Sistemet Operative 40 CS1 120
Programim 60 CS1 200
Bazat e të Dhënave 60 CS1 210
Algoritmet dhe Struktura 60 CS1 220
Multimedia Dizajn 40 CS1 300
HCI (UX Design) 60 CS1 310
Zhvillimi i Aplikacioneve Web 100 CS1 320
Semester 2 Orë Moduli
Inxhinieria Softuerike 80 CS2 400
Rrjeta Kompjuterike 60 CS2 410
Inxhinieria Softuerike 80 CS2 420
Zhvillim i Aplikacionit Mobile 100 CS2 500
User Interface Designer 60 CS2 510
Zhvillimi i App të Avancuara 100 CS2 520
Matematika për IT 45 CS2 530
Të Dhënave e Avancuara 80 CS2 600
Siguria Kibernetike 45 CS2 610
App Mobile të Avancuara 60 CS2 620
Marketingu dhe Komunikimi 40 CS2 630

Broshura për Zhvillues Softueri

Na Vizitoni

Rr.Behar Begolli 34, Veternik, Prishtinë.

Na tregoni pak për veten tuaj dhe ne do t’ju ndihmojmë për pjesën tjetër. Forma jone e aplikimit në internet kërkon vetëm 5 min për t’u përfunduar.

Pasi të dorëzoni aplikacionin tuaj, një përfaqësues i ATD Academy do t’ju kontaktojë dhe do te kemi një intervistë.

Pasi të keni përfunduar intervisten tuaj me sukses dhe keni kaluar testin atëher mund të jeni student në ATD Academy.

APLIKO

A jeni gati për të hedhur hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme si programer apo dizajner?