Programet

Përgatituni për karrierën tuaj në programe tona njëvjeçare të akredituara në Programim dhe Dizajn Digjital.

38+

Module, lëndë apo kurse për 2 programe në IT.

ATD Academy ofron një gamë të gjerë modulësh në programim që zakonisht gjenden në universitetet e mëdha, por me një përvojë mësimore të personalizuar dhe intensive, si në një akademi e specializuar IT me dy programe njëvjeçare sic jane Zhvillues Softueri dhe Dizajn Digjital. Ne ofrojmë më shumë se 36 module, ose 18 module për secilin program, të gjitha të akredituara dhe licensuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në Kosovë. Çdo student i diplomuar merr certifikata të avancuara dhe diploma që mund të fitohet pas përfundimit të studimeve me sukses në një format të kombinuar 50% teori me mësim në klasë dhe 50%  praktikë në fushën e IT-së.

Diplomimi në programet tona

Në akademinë tonë, programet intensive ofrojnë një përvojë të ngjashme me atë që zakonisht kërkon tre vjet në universitet, por të kompresuar në një vit të vetëm, duke përfshirë vetëm kurset e nevojshme për fushën përkatëse. Diplomat tona janë të njohura nga institucionet e Kosovës si diploma profesionale njëvjeçare, që është e barabartë me një diplomë bachelor dhe kualifikon studentët të aplikojnë për pozita pune në sektorin publik të IT-së. Me 60 ECTS dhe në nivelin 5, diploma jonë është gjithashtu e njohur në çdo shtet evropian si diplomë profesionale. Për më tepër, çdo student që dëshiron të marrë një diplomë bachelor mund të vazhdojë studimet në çdo universitet dhe të përfundojë vetëm kurset e mbetura për të marrë diplomën bachelor.

STUDIO TANI!

APLIKO

A jeni gati për të hedhur hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme si programer apo dizajner?